Mblidhet komisioni i garancive statutore të PS – (6 Janar 2001)


Mblidhet komisioni i garancive statutore të PS – (6 Janar 2001)

22:36 06/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Komisioni i garancive statutore të Partisë Socialiste, ka marrë sot vendimet e para të tij. Komisioni ka shqyrtuar ankesat e paraqitura nga baza për forumet e partisë. Në mbledhjen e sotme pasi është diskutuar për konferencën e 7-të të PS së Vlorës u vendos, që kjo konferencë të ripërsëritet. Komisioni i garancive udhëzon verifikimin dhe korrigjimin e procesit zgjedhor për delegatët.

Ky komision i kërkon strukturave përkatëse të PS, evidentimin e përgjegjësive dhe marrjen e masave për mangësitë e vërejtura gjatë votimit të listës së kandidatëve për anëtar të komitetit drejtues./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme