Mblidhet Komisioni i Reformës në Drejtësi


Mblidhet Komisioni i Reformës në Drejtësi

23:04 19/07/2016

Gjatë pasdites u mblodh edhe Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ku kanë marrë pjesë vetëm deputetët e mazhorancës.

Kryetari Fatmir Xhafaj tha se në mbledhje u strukturua drafti që do të shkojë për miratim të enjten në Kuvend.

Ai njoftoi se janë hequr disa nene që nuk lidheshin me reformën në drejtësi.

Ndërsa deputeti i LSI-së Petrit Vasili tha se ishte optimist për votimin e reformës pasi palët janë më pranë se kurrë zgjidhjes konsensuale.

Vasili tha se Meta ka patur një telefonate më komisionerin Han ku e ka informuar për zhvillimet që lidhen me reformën.

Tv Klan






Të ngjashme