Mblidhet komisioni i Reformës në Drejtësi


Mblidhet komisioni i Reformës në Drejtësi

20:00 15/08/2016

Deputetët që janë anëtarë të komisionit të Reformës në Drejtësi, do të ndërpresin pushimet për t’u mbledhur ditën e mërkurë në orën 10.

Burime të Tv Klan pranë këtij komisioni, thanë se do të dëgjohen propozimet e ekspertëve të OPDAT dhe Euralius për ligjin e Vettingu-t.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ekspertët kanë marrë në shqyrtim draftin e miratuar në komision dhe propozimet e bëra nga Partia Demokratike.

Këto dy drafte janë bashkuar nga ekspertët dhe përfundimet do t’i paraqiten komisionit.

Tv Klan






Të ngjashme