Mblidhet KRT e Tiranës, Rama kritika për ndërtimet në kryeqytet – (3 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës është mbledhur sot për herë të parë që nga zgjedhjet e Tetorit, për të diskutuar mbi ndërtimet që do të bëhen në kryeqytet. Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë Edi Rama, që është edhe kryetari i KRT së Tiranës, iu kërkoi anëtarëve të këtij këshilli, që për çdo firmë të hedhur apo studim, që do të paraqitet do të bëhet në bazë të ligjit.
Unë, u shpreh Rama, kam mendimin më negativ për Këshillin e Rregullimit të Territorit të kaluar, pasi në sipërfaqet e shfrytëzuara në kryeqytet, janë vënë re mjaft parregullsi. Më tepër kryebashkiaku Rama e ka vënë theksin tek mendimi i këshillit teknik. Në KRT e Tiranës, marrin pjesë, përfaqësues nga Bashkia, nga Prefektura, Ministria e Punëve Publike dhe Instituti i Urbanistikës./tvklan.al