Mblidhet kryesia e PS-së


Mblidhet kryesia e PS-së

13:00 08/09/2018

Një ditë pas Asamblesë, Kryeministri Rama mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste, ku njohu me detyrat sekretarët e rinj të kësaj force politike.

Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar nga të zgjedhurit e majtë krahas angazhimit në terren, për zgjedhjet lokale të njëjtin impenjim edhe sa i përket fushatës dixhitale.

Sikundër paralajmëroi edhe në Asamblenë e kësaj force politike një ditë më parë, kryetarët e Bashkive do të jenë në terren në një tur llogaridhënie dhe vetëm pas analizës ata mund të pretendojnë të rikonfirmohen.

Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati vetëm 30 minuta nuk u fol për përjashtimin nga grupi parlamentar të deputetit Gjetani. Zyrtarizimi i vendimit pritet të votohet në mbledhjen e grupit.

Tv Klan






Të ngjashme