Mblidhet kryesia e PS-së për diskutimin e programit financiar (8 Mars 2001)


Mblidhet kryesia e PS-së për diskutimin e programit financiar (8 Mars 2001)

15:14 08/03/2001

Kryesia e PS-së ka kritikuar ashpër drejtuesit e strukturave të saj për mospërfshirje aktive në përgatitjen e zgjedhjeve elektorale. Këtë e ka deklaruar vetë sekretari socialist në marrëdhënie me publikun Luan Rama, pas mbledhjes së zhvilluar në selinë rozë.

“Në mënyrë konkrete vërejtjet ishin për të katër sekretarët në mënyrë të veçantë, por dhe dhe për të gjithë anëtarët e kryesisë që janë anëtarë të shtabeve elektorale në qarqet perspektive.”

Kryesia ka diskutuar dhe për programin financiar të vitit 2001 si dhe janë vendosur nga dy kandidatë për këshillat socialistë të qarqeve. Mbledhja është ndalur më gjërësisht dhe për zhvillimet e fundit në Maqedoni duke shprehur mbështetjen e plotë për qëndrimet e qeverisë shqiptare.

Në të njëjtën kohë PS ka konsideruar shkelje të dokumenteve ndërkombëtare dhe deklaratave të disa vendeve që ofrojnë trupa për zhdukjen me forcë të ashtuquajtur ekstremizëm dhe separatizëm./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme