Mblidhet sërish sot Këshilli Politik
Do të shqyrtohen propozimet e ekspertëve
Këshilli Politik do të mblidhet sërish sot pasditen e sotme, për t’u dhënë dorën e fundit ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Në mbledhje pritet të miratohen amendimet e hartuara nga ekspertët për të materializuar në ligj marrëveshjen e arritur mes palëve.
Mësohet se ekspertët e kanë finalizuar punën e tyre dhe tashmë pritet që ndryshimet të marrin formë ligjore. Pas miratimit në Këshillin Politik, drafti do të shkojë në parlament në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Tv Klan