Mblidhet sërish sot Këshilli Politik


Mblidhet sërish sot Këshilli Politik

15:46 23/07/2020

Diskutohen çështjet e kërkuara nga PD-LSI

Këshilli Politik do të mblidhet sërish sot në orën 17:00 për të diskutuar disa çështje të kërkuara një ditë më parë nga opozita jashtëparlamentare.

Bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me sinjalizuesit, penalitetet për shitblerjen e votës; presionin ndaj votuesve dhe administratës publike, sekretin e votes apo manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore.

Sipas mazhorancës, për këto çështje kanë kaluar në grupin e ekspertëve teknikë dhe ka pasur dakordësi në të kaluarën.

Takimi i sotëm i Këshillit Politik nuk pritet të prekë çështjen e listave të hapura. Formati do të jetë i zakonshëm dhe nuk do të ketë përfaqësues të tjerë.

Tv Klan






Të ngjashme