Mblidhet sërish tryeza e “Zgjedhores”
Afati drejt skadimit, palët larg konsensusit
Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore u mblodh sërish pasditen e kësaj të shtune, së bashku me ekspertët. Pavarësisht negociatave të këtyre ditëve nuk ka dakordësi për një sërë çështjesh që kanë mbetur pezull.
Opozita jashtë parlamentit ka vendosur si kusht të panegociueshëm përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, ndërsa një ditë më parë propozuan që ankesat t’i shqyrtojë Gjykata Kushtetuese dhe jo Kolegji Zgjedhor.
Pa dakordësi është edhe çështja e depolitizimit të administratës, një nga rekomandimet kyçe të OSBE/ODIHR-it. Ndërsa opozita parlamentare këmbëngul të diskutohet edhe ndryshimi i sistemit elektoral.
Tv Klan
Tv Klan