Mblidhet shoqata e bashkive shqiptare nën drejtimin e kryetarit Edi Rama – (31 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Komiteti i ri drejtues i shoqatës të bashkive shqiptare, ka zhvilluar sot mbledhjen e parë. Nën drejtimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ky komitet ka diskutuar rreth programit dhe pikave të tij.
“E rëndësishme është që ne t’i njohim dhe t’i diskutojmë projektligjet që i përkasin pushtetit vendor dhe më tej t’ia paraqesim Ministrisë së Pushtetit Lokal. Ndër prioritetet tona duhet të jetë kërkesa e parlamentit për nxitjen e ligjeve financiare për pushtetin vendor”, ka thënë kryetari i shoqatës së bashkive shqiptare Edi Rama.
Ndër pikat e programit të komitetit të ri drejtues janë edhe vendosja e personave që do të marrin pjesë në komitetin për decentralizimin dhe grupin e ekspertëve për decentralizimin, emërimin e bordit të gazetës së bashkive, bashkëpunimin me donatorët e huaj etj./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori