Mblidhet urgjent Komisioni i Garancive Statutore të PS – (27 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Mosmarrëveshjet dhe parregullsitë e shfaqura gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Socialist të Beratit, kanë detyruar komisionin e garancive statutore të PS të mblidhet urgjent në selinë qendrore të kësaj partie në Tiranë. Ky komision i cili ka formën e një gjykate brenda partisë, ka thirrur për të dhënë shpjegime për problemet e hasura në komitetet drejtuese socialiste në rrethe, sekretarin organizativ Petro Koçi.
Parregullsi janë vërejtur edhe në mbledhjen e forumeve drejtuese në rrethet Elbasan, Tepelenë e Mat. Për këto probleme kryetari i këtij komisioni statutor Mark Nikolli, ka diskutuar edhe me kryetarin e PS Fatos Nano. Në disa raste mund të kërkohet përsëritja e mbledhjeve, ku janë përcaktuar kandidatët për kryetar të komunave apo bashkive.
Ndërkohë sot në Vlorë, Komiteti Drejtues Socialist, ka zgjedhur tre kandidatë për kryebashkiakë. Niko Dredhën, Niko Veizin e Theodhori Shijan./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame