Mbrëmja e poezisë nën poemat e Mimoza Ahmetit (11 Dhjetor 2000)
Në sallën e Blackbox, pranë Akademisë së Arteve të Bukura, u zhvillua mbrëmja e poezisë me titull “Qënie të ulta, qënie të larta”. Kjo shfaqje është bazuar mbi veprat e shkrimtares Mimoza Ahmeti e cila është një poete mjaft e njohur dhe e sukseshme për të gjithë brezat, por sidomos për brezin e ri.
Kjo mbrëmje e poezisë interpretohej nga aktorët Alert Seloaliaj, Valbona Imami, Rozina Prendi, Suela Bako, Enkela Paskali dhe Sajmira Vrapi dhe Ermira Gjata. Poezia e kësaj poeteje erdhi tek shikuesi nëpërmjet performancës së fjalës të ndërthurur me atë trupore./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora