Mbretëresha aprovon ligjin e Brexit, në fund të muajit Britania del jashtë BE


Mbretëresha aprovon ligjin e Brexit, në fund të muajit Britania del jashtë BE

12:00 16/03/2017

Sot është shkruar historia pasi Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elisabeth II, ka dhënë aprovimin mbretëror ligjit të Brexit duke i dhënë kryeministres britanike Theresa May autoritetin të nisë procesin e Brexit dhe bisedimet formale midis kabinetit Britanik dhe 17 shteteve anëtare të BE.

“Më duhet të njoftoj “House”, në përputhje me Royal Assent (Aprovimin Mbretëror) 1967, se madhëria e saj ka nënshkruar aktet në vijim: Fuqizimi dhe Ndarja (Pritja dhe Rregullimet) Akt i 2017-ës dhe Bashkimi Evropian (Njoftimi i tërheqjes) Akt i 2017-ës”, ka thënë John Bercow, zëdhënësi për House of Commons.

Kjo erdhi menjëherë pasi ministrat e parlamentit hodhën poshtë amendamentin e Lordëve këtë javë.

Tashmë kryeministrja britanike është e lirë të autorizojë klauzolën dalëse pas 29 marsit dhe të nisë kështu negociatat që priten të zgjasin 2 vite.

Liderët e 27 vendeve të mbetura kishin planifikuar t’u ofronin Mbretërisë së Bashkuar një përgjigje të konsiderueshme për Artikullin 50, në një samit të Këshillit të Evropës më 6 prill./tvklan.al

 






Të ngjashme