Mbretëresha e Popit feston datëlindjen e 60-të
Madonna është padyshim mbretëresha e Popit, me një karrierë të suksesshme prej më shumë se 3 dekadash dhe me "një ushtri të devotshme" fansash.
Ajo sot festoi datëlindjen e 60-të dhe nuk mundi të qëndronte pa treguar sesi po e feston këtë ditë të veçantë. Këngëtarja përdori datëlindjen për t'i rikujtuar të gjithëve statusin e saj të padiskutueshëm në industrinë e muzikës, duke postuar një fotografi, ku shfaqej me një portofol që shkruante "Mbretëreshë". Duke i buzëqeshur kameras, Madonna dukej e lumtur dhe e relaksuar gjatë mbrëmjes që po kalonte me familjen dhe shoqërinë e ngushtë në Marrakech, Moroço./tvklan.al