Mbretëresha Elizabeth do të takohet me Presidentin Biden para Samitit të G7
Mbretëresha Elizabeth do të presë Presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë në Pallatin Buckingham përpara samitit të G7-ës në Qershor.
Duke e përshkruar si një pritje të “fuqisë së butë Mbretëreshës do t’i bashkohet dhe princi i Ëells-it, dukesha e Cornëall dhe duka e dukesha e Cambridg.
Britania ka njoftuar planet për të mbajtur samitin e parë personal të G7-ës, në Qershor në Cornëall, në Anglinë jugperëndimore.
Kryeministri Boris Johnson shpreson që takimi të krijojë një konsensus se ekonomia globale duhet të rimëkëmbet nga pandemia e Covid-19 në një tregti të lirë dhe të qëndrueshme.
Ky është samiti i parë ku Anglia merr pjesë si shtet jo anëtar i Bashkimit Europian dhe i pari për Joe Biden si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /tvklan.al