Mbreti i Suedisë: Strategjia kundër koronavirusit ka dështuar


Mbreti i Suedisë: Strategjia kundër koronavirusit ka dështuar

14:10 17/12/2020

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf e ka përshkruar vitin 2020 si një vit të tmerrshëm dhe thotë se strategjia kombëtare e Suedisë kundër koronavirusit ka dështuar.

“Mendoj se kemi dështuar. Kemi një numër të madh të viktimave dhe kjo është e tmerrshme. Qytetarët e Suedisë kanë vuajtur jashtëzakonisht. Unë mendoj se është përvojë e hidhur dhe traumatike që të mos jesh në gjendje t’i thuash lamtumirë njerëzve të afërt”, tha Mbreti suedez.

Suedia është kritikuar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë dhe qasjes që pati ndaj saj, duke mos vendosur asnjëherë bllokim të plotë të vendit.

Deri tani janë rreth 350 mijë raste infeksioni në shtetin nordik dhe më shumë se 7800 të vdekur. Ndaj qytetarëve nuk janë vendosur kurrë penalitete, por vetëm janë udhëzuar që të respektojnë distancimin fizik. /tvklan.al






Të ngjashme