Mbrojtësi i Kombëtares transferohet në Letoni
Mbrojtësi i kombëtares Herdi Prenga ka ndryshuar skuadër. Nga Inter Zapreçishi, 24-vjeçari do të shkojë në Letoni tek klubi i Riga.
Ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin letonez. Kampionati në Letoni do të nisë më 3 Mars.
Këtë sezon Prenga luajti vetëm 13 ndeshje me skuadrën kroate të Inter Zaprecish.
Tv Klan