Mbrojtësit e Kombëtares kalojnë dëmtimet


Mbrojtësit e Kombëtares kalojnë dëmtimet

17:52 02/10/2017

Pjesa më e madhe e futbollistëve të kombëtares janë aktivizuar këtë fundjavë, madje edhe disa që nuk kishin luajtur asnjë minutë deri më tani.

Gjimshiti ishte në formacion në humbje 2 – 1 të Benevento me Inter, duke patur një paraqitje të mirë sipas mediave italiane. Kjo tregon se e kaloi dëmtimin. Në fushë është kthyer edhe kapiteni Agolli.

Ai luajti në Champions League ndaj Romës, ndërsa u la pushim në kampionat nga trajneri i Qarabag. Minuta lojë pati edhe për të tjerë lojtarë të parapavijës, me Ajetin dhe Hysajn që kanë luajtur thuajse të gjithë takimet në kampionat. Ky repart pritet të ketë peshën më të madhe në takimet me Spanjën dhe Italinë.

Në mesfushë janë titullarë të padiskutueshëm Memushaj apo Basha, por pak aktivizim për Kaçen. Megjithatë është një repart ku ka shumë zgjedhje. Në sulm është shqetësimi më i madh. Këtë fundjavë ka shënuar vetëm Cikalleshi, ndërsa nuk festuan gol të tjetër.

Megjithatë deri të premten Chistian Panucci do ët ketë kohë për të vendosur për formacionin që do të nisë në përballjen me Spanjën.

Tv Klan






Të ngjashme