Mbrojtja e mjekëve në krye të detyrës


Mbrojtja e mjekëve në krye të detyrës

12:20 21/03/2020

Sindikata kërkon angazhimin maksimal të strukturave

Në një reagim të saj, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor thotë se është i nevojshëm garantimi i të gjitha masave për ruajtjen e shëndetit dhe të jetës së personelit në spitale.

Ajo u drejtohet strukturave drejtuese qendrore dhe lokale, në lidhje me sigurimin e mjeteve mbrojtëse për personelin kundër ekspozimit.

Sindikata u bën thirrje strukturave drejtuese, të dëgjojnë propozimet që vijnë prej specialistëve të kësaj fushe dhe eksperiencës që vjen nga shtetet që e kaluan më rëndë këtë situatë.

Një kujdes i veçantë duhet treguar për personelin vullnetar të pa trajnuar, i cili mund të mbulojë reparte ose pavijone të cilat nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me COVID-19 dhe të zëvendësojnë personelin që do mund të trajnohet paraprakisht dhe të spostohet drejt vijës së parë të frontit.

Tv Klan






Të ngjashme