Mbrojtja e të drejtave të gruas (13 Dhjetor 1999)
Në mbrojtje të të drejtave të grave. Kjo është nisma e marrë nga Komiteti Gruaja dhe Familja në bashkëpunim me përfaqësues të Këshillit të Europës, organizatave joqeveritare me përfaqësues nga Qeveria dhe Ministria e Rendit. Aksioni kundër trafikimit të grave dhe vajzave të reja me qëllim shfrytëzimin seksual është diskutuar sot dhe mjetet në dospozicion për të parandaluar këtë fenomen që po përhapet me shpejtësi në Europë.
Sipas informacioneve nga Rendi, jatë vitit ’99 në Shqipëri janë kapur 51 raste flagrante prostitutash dhe janë ndaluar 72 autorë. Në ’98, 35 raste. Por shifra jo të saka vijnë për ’90-’95 pasi kjo periudhë nuk disponon mbajtje statistikash, por ky trafik ka ekzistuar në qytetet e mëdha. Ndërsa në vitet ’95-’99 ky trafik është shtrirë dhe në zonat rurale.
Shqipëria preket nga tre pozicionet. E para është vend prostituimi, burim trafiku dhe vend tranzicioni. Trafiku në botë numëron 10 milion njerëz, 2 milion prej të cilëve janë fëmijë. Ndërkohë që çdo vit në 500 mijë vetë shumica gra dhe vajza dërgohen në Europën Perëndimore ku vajzat shqiptare kanë njohur Italinë, Greqinë, Belgjikën duke humbur lirinë.
Ekziston dhe platforma e Qeverisë Shqiptare për Gruan, e miratuar nga Këshilli i Ministrave në Qershor të këtij viti. Por edhe një Konventë për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit të gruas të cilat mundohen të ndikojnë sadopak në ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti