Mbushet plazhi i Durrësit, pushuesit kërkojnë pastërti dhe hapësira publike
Moti i vrejtur nuk i pengoi pushuesit ta frekuentojnë plazhin e Durrësit këtë të dielë. Qindra vizitorë u janë drejtuar plazheve për të kaluar një fundjavë ndryshe.
Temperatura konsiderohet mjaft e përshtatshme nga pushuesit për të marrë rreze apo edhe për tu larë në det. Mbeten të kënaqur me qetësinë që ofron ky bregdet, por jo me atë çfarë gjejnë me të mbërritur në plazh.Pushuesit kërkojnë pastërti dhe hapësira publike.
Edhe pse sezoni turistik në Durrës, ende nuk është çelur zyrtarisht, të shumtë janë pushuesit që kanë nisur të frekuntojnë që herët bregdetin.
Pavarësisht mungesave apo një shërbimi jo cilësor, plazhi i Durrësit mbetet nga më të frekuentuarit dhe një destinacion kryesor i turizmit.
Tv Klan