Mbyllen 28 pika skrapi në kryeqytet, Klosi: 99% e guroreve nuk zbatojnë lejet mjedisore
Situata e ndotjes mjedisore në vend është vënë sërish në qendër të diskutimit nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Këtë herë ai e përqendroi fjalën e tij tek ndotja e shkaktuar nga pikat e grumbullimit të mbetjeve të riciklueshme.
Blendi Klosi
“Bëmë një aksion nëpërmjet një burokracie bllokuese edhe brenda institucioneve tona arritëm të mbyllin 28 pika nga 180 pika grumbullimi skrapi dhe papastërtish në qytet”.
Guroret janë një tjetër sektor që shkakton ndotje të mëdha në mjedis.
“Ministria e Mjedisit ka dhënë më qindra leje mjedisore për guroret, në masën 99% nuk zbatohet leja mjedisore”.
Edhe pse ekziston legjislacioni për mbetjet e riciklueshme, ministri Klosi cilësoi se mungesa e një udhëzimi ka çuar në lulëzimin e pikave të skrapit pa asnjë kriter.
Tv Klan