Mbyllen 33 furra gëlqereje në malin e Krujës


Mbyllen 33 furra gëlqereje në malin e Krujës

16:23 26/02/2018

Tridhjet e tre furrat e gëlqeres në malin e Krujës do të mbyllen. Aksioni ka nisur me prishjen e furres në Borizane.

I pranishem ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i cili u shpreh se ky është vetëm aksioni i parë për të ndaluar më tej të gjithë shfrytëzimin e malit.

Ai paralajmëroi se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo që tenton ta shkelë atë.

Ministri Klosi bëri me dije së gjatë muajit Mars do të ndërmerren disa aksione për të evidentuar problematika të tjera mjedisore përfshirë këtu edhe ndotjen e lumenjve. Aksioni për shkatërrimin e furrave të paligjshme vjen pas denoncimit të një qytetari në portalin ‘shqiperiaqeduam.al’.

Tv Klan






Të ngjashme