Mbyllen 7 xhami radikale në Austri


Mbyllen 7 xhami radikale në Austri

15:55 08/06/2018

Qeveria austriake urdhëroi mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin nga vendi të 40 imamëve.  Autoritetet vendase thanë se institucionet fetare islame i përkisnin rrymave radikale.

Mes xhamieve të mbyllura disa i përkasin komunitetit turk si dhe disa shoqatave nga vendet arabe.

Zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan e quajti vendimin “racist, diskriminues dhe populist”.

Por qeveria e qendrës së djahtë paralajmëroi mbylljen e të tjera institucioneve fetare që financohen nga burime të dyshimta nga jashtë vendit.

Tv Klan






Të ngjashme