Mbyllen afatet e aplikimit, 28 subjekte politike do të garojnë për zgjedhjet e 14 Shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur sot afatin për aplikimin e partive politike apo nismave qytetare që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit.
Sipas mediave në vend, bëhet me dije se janë 28 subjekte politike që kanë shprehur dëshirën dhe do të marrin pjesë në zgjedhje.
Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 deri në 16 Janar, kanë dorëzuar aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve gjithsej 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike, dy koalicione dhe pesë iniciativa qytetare.
Po ashtu bëhet me dije se për zgjedhjet e ardhshme nuk ka dorëzuar dokumentacionin asnjë kandidat i pavarur. Gjithsej do të jenë 1079 kandidatë që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të kërkojnë një nga vendet në Kuvend./tvklan.al