Mbyllen hetimet për Arben Ndokën
Akuzohet për tjetërsim pronash
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për një nga grupet e dosjes së njohur me emrin 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në bregdetin e Lezhës ku sipas akuzës janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme mbi 234 mijë m2 tokë.
Pjesë e këtij grupi është dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë Arben Ndoka dhe disa prej familjareve te tij, që kanë shërbyer si zyrtarë në Lezhë. Ish-deputeti Ndoka është paraqitur paraditen e së hënës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku i është komunikuar akuza zyrtarisht.
Ndoka është hetuar nën masën e sigurisë detyrim paraqitje u vu në pranga në Mars të vitit të kaluar, pas operacioni të koduar “Vol-Vo 4”, me akuzat “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.
Në atë kohë në pranga u unë edhe Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli e persona të tjerë.