Mbyllen hetimet për kokainën që u kap në Durrës


Mbyllen hetimet për kokainën që u kap në Durrës

18:00 18/12/2020

SPAK çon në gjykatë tre të pandehur

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka mbyllur hetimet për 137 kg e kokainës të kapura në Portin e Durrësit, në Shtator të vitit të kaluar.

Mësohet se në përfundim të hetimeve SPAK ka marrë si të pandehur Gentian Malindin, që ndodhet ende në arrati si dhe Altin Myslihakën dhe punonjësin e sigurisë në portin e Durrësit, Adrian Bega.

Sipas Prokurorisë, këta persona janë bashkëautorë në trafikimin e një sasie lënde narkotike të llojit kokaninë, të sekuestruar në kontenierë, të cilët vinin nga Ekuadori në drejtim të Shqipërisë, duke kaluar tranzit në portin e Pireut, Greqi.

Tv Klan






Të ngjashme