Mbyllet beshtja e transferimit të Neymar


Mbyllet beshtja e transferimit të Neymar

13:53 14/12/2016

Lajm i mirë për sulmuesin e Barcelonës, Neymar pasi është mbyllur çështja me organet e tatimeve në Spanjë pas dyshimeve mbi transferimin e tij nga Santos.

Klubi katalan njoftoi se ka ratifikuar marrëveshjen me prokurorinë, pas së cilës Barcelona do t’ia hedhë me pak shpenzime financiare. Sipas mediave spanjolle vendimi i gjykatës parashikon pagesën e dy gjobave prej 1,4 dhe 4,6 milionë eurosh secila.

Mbetet për të zgjidhur çështja me kompaninë DIS që ka në pronësi 40% të kartonit të futbollistit.

Kjo e fundit, për shkak se u la jashtë tratativave, kërkoi nga 159 deri në 195 milionë euro si fitim i munguar pas transferimit të Neymar nga klubi brazilian Santos tek Barcelona.






Të ngjashme