Mbyllet faza e grupeve e Europa League


Mbyllet faza e grupeve e Europa League

23:17 08/12/2016

Në ndeshjet e fundit të grupeve të Europa League, Fenerbahce i rrëmbeu vendin e parë të Grupit A, Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kaluan me vështirësi 2-0 në transfertën e ftohtë të Zorias. Në Grupin E, Roma dhe Astra ndanë një barazim pa gola duke siguruar që të dyja kalimin në fazën tjetër.

Në grupin F, ndeshja Sassuolo – Genk u shty për shkak të mjegullës që pushtoi stadiumin. Fiorentina edhe pse me 10 lojtarë nuk e pati të vështirë ndaj Karabagut të Ansi Agollit. Interi i eliminuar që javën e kaluar fitoi në fund 2-1 me Spartën e Pragës, miqtë humbën një penallti.

Në grupin I, humbja në fushën e Salzburg nuk e rrezikoi vendin e parë për Shalken, që kishte 15 pikë të plota. Ekipe të tjera të kualifikuara janë, Zenit, AZ Alkmar, Atletiko Bilbao, Ajax, Celta Vigo e Saint Etiene. Ekipet e kualifikuara bashkë me vendet e treta të ardhura nga Champions League, do të presin shorteun e së hënës për të mësuar kundërshtarët./ TV KLAN






Të ngjashme