Mbyllet materniteti i Lushnjes, mjeku gjinekolog infektohet me covid
Rreziku nga covid ka prekur edhe maternitetin e Lushnjes, ku mësohet se një mjek gjinekolog dhe një infermiere rezultuan pozitive në testin e tamponit.
Menjëherë pasi është mësuar ky fakt, puna në maternitet është pezulluar për të parandaluar përhapjen e virusit.
Gratë dhe vajzat shtatzëna janë dërguar për të lindur në Spitalin e Fierit, ndërsa priten përgjigjet për pjesën e mbetur të personelit mjekësor.
Veç bluzave të bardha, testit i janë nënshtruar edhe dy nëna të shtruara të maternitet që ishin ndjekur nga mjeku i infektuar.
Tv Klan