Mbyllet me sukses programi i paqes për fëmijë (15 Korrik 2000)
1000 fëmijë nga Shqipëria, sot në qendrën Don Bosko, kanë festuar mbylljen e programit të paqes për të mitur. Ky program realizohet nga shoqata humanitare “Karitas”. Sot përfaqësuesit e 70 qendrave rinore nga i gjithë vendi, në këndet e tyre kanë ekspozuar aktivitetet më të mira të zhvilluara gjatë një viti. Programi i të miturve përmban turne sportive , ekspedita në rrethe të ndryshme të vendit si dhe edukatë mbi rregullat e paqes. Në këtë projekt numërohen të regjistruar 10 mijë fëmijë anë e kënd vendit./tvklan.al