Mbyllet merkato për ekipet shqiptare


Mbyllet merkato për ekipet shqiptare

15:58 01/02/2017

Në orën 24:00 të 31 janarit, FSHF mbylli merkaton, mundësinë e klubeve shqiptare që përforcoheshin për pjesën e mbetur të sezonit.

61 futbollistë kanë blerë ekipet e superligës. 9 lojtarë ka afruar Skënderbeu kampion, por për Klodian Duron goditjet e duhura i ka bërë partizani.

Megjithatë, Duro sheh më pranë titullit kampion, skuadrën që e ka drejtuar vetë, Kukësin.

Në përpjekje për të mos rënë nga superliga, skuadrat si Korabi dhe Laçi thuajse e kanë ndryshuar të gjithë formacionin e tyre. Të dyja kanë afruar nga 12 futbollistë.

10 klubet e superligës shpresojnë të kenë bërë lëvizjet e duhura por gjithçka do e tregojë fusha e lojës./ TV KLAN






Të ngjashme