E përditësuar/ Këto janë qytetet ku ka përfunduar numërimi i votave
Qytete të tjera kanë përfunduar procesin e numërimit të votave. Referuar Komisionit Qendror të zgjedhjeve qyetet ku janë mbyllur numërimet e votave pas orës 18:00 janë, Kamëz, Devoll, Mallakastër, Himarë dhe Përmet.
Kamëz Devoll Përmet Mallakastër Himarë Ora 14:00 Ka përfunduar procesi i numërimit të kutive të votimit në këto qytete: Rrogozhina e Qarkut Tiranë, Përrenjësi dhe Belshi në qarkun e Elbasanit. Ndërsa në rrethin e Korçës ka përfunduar numërimi në Kolonjë dhe Pustec. Belsh Përrenjas Rrogozhinë Kolonjë Putstec Ora 12: 00 Një tjetër qytet ka përfunduar numërimin e votave në qarkun e Kukësit. Tropoja ka mbyllur këtë proces ku partia fituese është ajo demokratike me 6240 vota. E dyta renditet PS me 3363 vota dhe forca e tretë LSI me 729 vota. Tropoja Ora 11:30 Skraparit ka përfunduar procesin e numërimit të fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare 2017. Në këtë zonë LSI është dominonte dhe ka fituar me 4335 vota, e ndjekur nga PS me 2937 vota, ndërsa PD ka marrë vetëm 460 vota. Skrapari Ora 11:09 Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në njësitë administrative Klos, Suç dhe Xibër të qarkut Dibër. Gjithashtu procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Selenicë të Vlorës. Klos Suç -njësia administrative Xibër - njësia administrative Gjithashtu procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Selenicë të Vlorës. Selenicë - njësia administrative Ora 10:50 Delvina është një tjeter qytet ku ka përfunduar numërimi i votave. PS ka marrë 2763 vota, LSI 2104 vota dhe PD renditet e treta me 980 vota. Delvina Ora 10:20 Has Ka përfunduar para pak çastesh numërimi i kutive të votimit në qytetin e Hasit në qarkun e Kukësit. Nga numërim i votave udhëheq Partia Demokratike me 50.23%, ndiqet nga PS me 41.87% dhe në vendin e tretë nga LSI 5.59%./ /tvklan.al