Mbyllet numërimi në Gjirokastër/ Lista e deputetëve që do të shkojnë në parlament
Ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Qarkun e Gjirokastër, ku Partia Socialiste doli forcë e parë.
E dyta renditet Partia Demokratike dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim
Nga 5 mandatet që do të dërgojë Gjirokastër në parlamentin e ri të Shqipërisë, Partia Socialiste do të ketë 3 deputetë, Partia Demokratike 1 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1.
PS – 3 mandate
1 – Bledar Çuçi
2 – Mirela Kumbaro
3 – Flamur Golemi
PD – 1 mandate
1 – Tritan Shehu
LSI – 1 mandate
1 – Vangjel Tavo
/tvklan.al