Mbyllet numërimi në Shkodër/ Lista e deputetëve që do të shkojnë në parlament


Mbyllet numërimi në Shkodër/ Lista e deputetëve që do të shkojnë në parlament

13:36 27/06/2017

Ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në Qarkun e Shkodrës, ku Partia Demokratike doli forcë e parë, me 37.06 % të votave ose me 40.763 vota.

E dyta renditet Partia Socialiste, me 35,68 % të votave ose me 39.257 vota, e treta PSD me kandidat Tom Doshin  me 12,02 % të votave ose me 

13

.226 vota. Ndërsa LSI renditet e forcë e katërt me 11.58% ose me vota 12.737

Nga 11 mandatet që do të dërgojë Shkodra në parlamentin e ri të Shqipërisë, Partia Demokratike do të ketë pesë deputetë, Partia Socialiste katër deputetë, PSD 1  deputet dhe LSI po me një deputet

 

PD

Romeo Gurakuqi

Izmira Ulqinaku

Lorenc Luka

Bardh Spahia

Nard Ndoka

PS

Ditmir Bushati

Paulin Sterkaj

Senida Mesi

Luan Harusha

 

PSD

Tom Doshi

LSI

Agron Çela

/tvklan.al






Të ngjashme