Mbyllet pa asnjë marrëveshje takimi Thaçi-Daçiç


Mbyllet pa asnjë marrëveshje takimi Thaçi-Daçiç

22:24 31/03/2014 thaciiKa përfunduar pa asnjë marrëveshje takimi mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë i zhvilluar sot në Bruksel. Takimi mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiçit kishte në fokus, funksionalizimin e gjyqsorit në veri të Kosovës.

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç tha se aktualisht Serbia ndodhet në kushte të pafavorshme. Sipas tij, bisedimet duhet të nisin pas formimit të qeverisë së re në Beograd, gjatë muajit prill.

Në nisje të takimit, vetëm 1 orë kryeministri kosovar Hashim Thaçi u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje. Palët nuk bien dakort për Gjykatën e Mitrovicës.

Për palën kosovare, proceset gjyqsore duhet të zhvillohen në një gjykatë të vetme, atë të Mitrovicës.

Ndërsa serbët kërkojnë që Mitrovica e Veriut e populluar prej tyre, të ketë një gjykatë më vete.

Përpara nisjes së takimit tre-palësh, shefja e diplomacisë ndërkombëtare Kethrin Eshton zhvilloi takime të veçanta me dy kryeministrat. Takimi i rradhës, sipas kryeministrit Thaçi është parashikuar në Prill.





Të ngjashme