Mbyllet procesi i votimit në Mal të Zi


Mbyllet procesi i votimit në Mal të Zi

20:15 30/08/2020

Në orën 20:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në Mal të Zi, ku u votua për të zgjedhur qeverinë e re. Sipas të dhënave nga autoritetet shtetërore malazeze, pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 ka qenë 74.2%, pjesëmarrje më e lartë se në zgjedhjet e vitit 2016.

Shqiptarët e Malit të Zi janë përfaqësuar me dy koalicione në këto zgjedhje, edhe pse do të dëshironin që të kishin një listë të përbashkët. Megjithatë, ata shpresojnë të nxjerrin dy përfaqësues të shqiptarëve në Parlamentin malazez.

Kandidatët shqiptarë për deputetë, Nik Gjeloshaj dhe Genc Nimanbegu, thanë se fokusi i shqiptarëve në arenën politike do të jetë rritja e investimeve në zonat shqiptare. Ndërsa bashkëpunimi do të jetë me ata që mbështesin më së shumti programin shqiptar si dhe perspektivën europiane. /tvklan.al






Të ngjashme