Mbyllet qendra e hebrenjve në Suedi
Suedia e paqes dhe prosperitetit, ajo që njihet si një nga vendet ku jetojnë njerëzit më të lumtur në botë, është në fakt një vend i pasigurt për komunitetin hebre.
Në vazhdën e disa rasteve, grupet naziste kanë kërcënuar serish hebrenjtë duke detyruar këtë herë mbylljen e një qendre të hebrenjve, në veri të Suedisë.
Pas disa e-maileve kërcënuese, mbishkrime me frazën “ ne e dimë ku jetoni” si dhe vandalizëm të mureve të qendrës me svastikën naziste, ka ardhur vendimi i menjëhershëm për mbylljen e qendrës dhe shoqatës së hebrenjve.
Më shumë se 120 mijë persona ishin residente në qendrën e hebrenjve në qytetin Umea.
Në vitin 2015, fondacioni EXPO në Suedi, tha se aktivitetet neo naziste janë dyfishuar në tre vitet e fundit.
Gjatë vitit të kaluar janë shënuar disa incidente të ngjashme në Suedi, por trendi nazist është shfaqur edhe në Francë, ku mesazhe raciste ndaj hebrenjve atje u dërguan në emër të një shkolle infermierie.
Tv Klan