Mbyllet votimi për referendumin në Maqedoni


Mbyllet votimi për referendumin në Maqedoni

19:09 30/09/2018

Ka përfunduar në orën 19:00 orari zyrtar i votimit për referendumin maqedonas për marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri shtetëror.

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Zgjedhor në Maqedoni, pjesëmarrja është rreth 34%, deri në orën 18:30 nga 1.8 milion votues aktive.

Pyetja që iu drejtua qytetarëve në fletën e votimit ishte: A e pranoni anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian dhe NATO, përmes marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri shtetëror.

Emri  i ri i propozuar është “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Gjatë ditës u shënuan disa incidente në qendrat e votimit.

 

Tv Klan






Të ngjashme