
Mbyllet xhamia e Et’hem Beut
Xhamia e Et’hem Beut, është ndërtuar në vitin 1794, edhe që prej asaj kohe nuk është ndërhyrë asnjëherë brenda saj. Në mure duken ende dhe sot shenjat e plumbave të Luftës së Dytë Botërore. Gjithçka në këtë objekt të kultit mysliman datojnë në kohën e krijimit. Sipas imamit, orenditë e vjetra do të hiqen. Tashmë xhamia do t’i nënshtrohet restaurimit total dhe për këtë do të qëndrojë e mbyllur për 2 vjet.
Këto afreske po degradojnë, muret janë me lagështi. Siç duket edhe në këto pamje, besimtarët janë munduar vetë të bëjnë disa rregullime. Vendi ku falen gratë është tejet i amortizuar. Dërrasat janë të kalbura dhe shpesh herë rrezikojnë besimtarët. Kjo është një xhami historike dhe mbetet një nga një nga vendet më tërheqëse për vizitorët e kryeqytetit, si për të huaj apo shqiptarë nga trojet e tjera.
Xhamia e Et’hem Beut është monument kulture i kategorisë së parë, së bashku me të do të restaurohen dhe 4 objekte të tjera kulti mysliman në Berat dhe Gjirokastër.
Klan Plus