Mbyllje totale në Greqi


Mbyllje totale në Greqi

13:09 05/11/2020

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar sot një bllokim tre javor në të gjithë vendin, në përpjekje për të ndaluar një rritje agresive të infeksioneve me Covid-19.

Ky bllokim do të jetë i dyti për Greqinë dhe do të hyjë në fuqi nga e shtuna në mëngjes.

Gjatë kësaj bllokade kombëtare, të gjitha dyqanet me pakicë do të mbyllen dhe do të ndalohen udhtëtimet midis rajoneve, ndërsa është prezantuar një sistem nga i cili qytetarët do të dërgojnë mesazhe në një numër qeveritar kur të dalin nga shtëpia për punë, blerje apo për mjek. Shkollat e mesme do të vazhdojnë mësimin online, kurse shkollat fillore dhe kopshtet do të qëndrojnë të hapura.

Mitsotakis tha se një rritje e rasteve të reja gjatë pesë ditëve të fundit e kanë “detyruar” atë të marrë këto masa tani, në vend që të presë për të parë nëse kufizimet e fundit do të ndikojnë.

“Nëse qeveria do të priste dhe masat aktuale nuk do funksiononin, presioni mbi spitalet do të ishte “i padurueshëm” tha ai, në një fjalim televiziv drejtuar kombit, duke shtuar se vendimet e tij po drejtohen nga komiteti i ekspertëve që këshillon qeverinë.

Ai gjithashtu tha se qeveria do të mbështesë financiarisht qytetarët që do të preken nga bllokimi i ri, duke bërë të ditur se detajet e planit do të paraqiten gjatë ditës së sotme nga Ministri i Financave, Christos Staikouras./tvklan.al






Të ngjashme