Mbyten në Adriatik dy anije italiane (15 Korrik 2000)
Dy anije të vogla italiane të dyshuara për trafiqe të paligjshme në det janë mbytur sot në gjirin e Durrësit. Ndërkohë janë ndaluar nga policia italiane dy shqiptarë anëtarë të ekuipazhit të tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 ku dy peshkatorët kërkuan ndihmë. 6 anije ushtarake italiane dhe të misionit të asistencës doganore në det, morën pjesë në operacionin e shpëtimit të anijeve në detin e trazuar.
Papritur dy anijet janë mbytur njëra pas tjetrës në mënyrë misterioze. Sipas policisë italiane njëra nga anijet rezulton e regjistruar dhe me probleme penale në Portin e Brindisit. Dy anijete mbytura dyshohet se ishin të lidhura me trafiqet e paligjshme. Policia ka filluar menjëherë hetimet për ngjarjen në bashkëpunim me misionet italiane të grupit 28 detar të marinës ushtarake./tvklan.al