Mbytet anija në liqen, humbin jetën 13 fëmijë
Katërmbëdhjetë vetë kanë humbur jetën, pasi anija me të cilat ata lundronin, në një liqen në pjesën veriore të Rusisë, është fundosur.
Sipas mediave ndërkombëtare trupat e 13 fëmijëve të moshës 12-15 vjeç janë gjetur nga ekipet e shpëtimit. Është gjetur edhe trupi i pajetë i një instruktori.
Incidenti ka ndodhur gjatë natës në liqenin Karelia, që është rajon verior në kufi me Finlandën. Në anije ishin 49 persona, ndërsa mjeti lundrues u përmbys pas një stuhie. /tvklan.al