Mbytet një fëmijë në plazhin e Vlorës


Mbytet një fëmijë në plazhin e Vlorës

12:31 15/07/2017

Një 14 vjeçar u mbyt në plazhin e Marinës në Vlorë. Endri Bejkotaraj ishte shkëputur shumë nga bregu dhe nuk mundi të mbijetojë megjithë ndihmën e shpejtë mjekësore.

Ky burrë ishte i vetëm që shkoi në thellësi për të ndihmuar minorenin, e mori në krah dhe e nxori me puls jashtë detit.

Në plazhin e Marinës nuk ka kullë vrojtimi e as roje bregdetare. Bashkitë e kanë me ligj, por në tërë bregdetin e Vlorës vetëm në plazhin e ri ndodhet një kullë vrojtimi.

14 vjeçari është viktima e tretë i mbytur në Vlorë që nga nisja e sezonit.

Tv Klan

 






Të ngjashme