Mbytet në det një pushues
Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të diel në plazhin e Velipojës. Viktima është një 75 – vjeçar nga Kosova, i identifikuar vetëm me iniciale M.K.
Policia e Shkodrës sqaron se është njoftuar për ngjarjen rreth orës 18:05, pas një telefonate të ardhur në sallën operative.
Paraprakisht, dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak, megjithatë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për sqarimin e shkaqeve të vdekjes së 75 – vjeçarit./tvklan.al