Mbytet në kanal 2-vjeçarja


Mbytet në kanal 2-vjeçarja

10:16 29/06/2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin, mëngjesin e sotëm, ku ka humbur jetën një fëmijë.

2-vjeçarja E. B u rrëzua në kanalin e ujit dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Vogëlushja u gjet nga familjarët rreth 800 metra larg banesës. Dyshohet se 2-vjeçaren e mori rrjedha e ujit kur u rrëzua.

Paraprakisht ngjarja konsiderohet aksidentale, ndërsa grupi hetimor punon për të dokumentuar plotësisht rastin.

/tvklan.al






Të ngjashme