Mbytet në lumë 9 – vjeçari, nëna përpiqet ta shpëtojë

Foto Ilustruse

Mbytet në lumë 9 – vjeçari, nëna përpiqet ta shpëtojë

13:34 28/07/2017

Shkodër/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Vaun e Dejës. Një fëmijë 9 – vjeç ka gjetur vdekjen rreth orës 10:50, pasi u mbyt në lumin e Gjadrit.

I mituri është identifikuar me inicialet F. M dhe është nga fshati Naraç. Ai mësohet se shoqërohej nga nëna e tij 42 – vjeçare me iniciale M. M.

Kjo e fundit është futur në lumë për të shpëtuar të birin, por nuk ka mundur të bëjë gjë. Ajo ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al






Të ngjashme