Mbytet një fëmijë 10 – vjeçar
Bulqizë- Një i mitur është mbytur duke u larë. Nga informacionet paraprake mësohet se fëmija është 10 vjeç me inicialet A.D.
10 – vjeçari po lahej në kanal dhe është rrëmbyer nga uji, ku dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në Ostren të Vogël.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al