Mbytet një person në liqen
Tiranë-Një 50-vjeçar është mbytur në Liqenin Artificial. Policia thotë se rreth orës 11:20, është marrë një telefonatë tek numri i emergjencave 112.
Telefonuesi i ka thënë policisë se një burrë ka hyrë në brendësi të liqenit. Kur kanë shkuar efektivët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës.
Policia thotë se nga hetimet e para dyshohet se 50-vjeçari Edmond Ramushi është vetëmbytur, megjithatë hetimet janë në vazhdim. Gjithashtu polumbarët kanë nxjerrje e trupin e pajetë./ tvklan.al
Lajmi në përditësim…