Mbytet një person në liqenin artificial
Një person dyshohet se është mbytur në liqenin artificial të Tiranës rreth orës 17:00.
Policia thotë se ai është rreth 45-50 vjeç i seksit mashkull. Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, personi është futur për tu larë në liqen dhe nuk ka dalë më.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi i polumbarëve të cilët po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.
/tvklan.al